Dhuna në Muriqan, policia malazeze mori zvarrë ish-këshilltarin e Metës, Petraq Milon dhe familjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pikën Kufitare të Muriqanit, ku një familje shqiptare është dhunuar nga polici malazez.

Të gjithë personat që ndodheshin në makinë së bashku me shoferin janë nxjerrë jashtë në mënyrë të dhunshme. Mësohet se bëhet fjalë për profesorin Petrqa Milo dhe familjen e tij.

Profesori i njohur njëkohësisht ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, u nxorr zvarrë bashkë me familjarët e tij dhe të pranishmit thanë se u dhunuan nga policia malazeze.

Polici që ka dhunuar këtë familje, është Nikola Boljeviç, që, sipas shqiptarëve, gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët.

“Merr nga 10 euro, ndonjë red bull, puntorëve sezonalë sidomos nga Shkodra që të kalojnë pa probleme”-denoncoi një qytetar.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar, përveç kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, që kërkoi sot një reagim të fortë shtetëror./Albeu.com/


Shtuar 16.01.2023 21:54