Putini: Bota në “pikë kthese”, një “luftë e vërtetë” po bëhet kundër Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin po mban një fjalim në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar Ditën e Fitores së Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë naziste.

Parada vjetore ushtarake përkujton fitoren e Rsisë ndaj Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore

Por Putini nisi fjalimin e tij duke thënë se tani po zhvillohet një luftë e vërtetë po bëhej tani, ndërsa pretendoi përsëri se Rusia po mbront sovranitetin e saj në Ukrainë.

Ai tha se bota ndodhet në një “pikë kthese” . Presidenti rus tha se është krenar për ushtarët që po marrin pjesë në atë që ai e quan “operacion special ushtarak” të Rusisë, shkruan BBC.

Ai tha se shteti dhe e ardhmja e Rusisë varet nga këta njerëz. Më tej ai krahasoi qeverinë e Ukrainës me nazistët e mundur në Luftën e Dytë Botërore. Ai dënoi liderët e Ukrainës si neo-nazistë, ndrësa foli për një “luftë të vërtetë” që po zhvillohet kundër atdheut mëmë të Rusisë.

Vetëm Rusia i qëndron besnike arritjeve të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Perëndimi ka harruar se kush i mundi nazistët, theksoi Putini.

“Sot, qytetërimi është përsëri në një pikë vendimtare kthese. Një luftë e vërtetë ka nisur kundër atdheut tonë. Ne kemi zmbrapsur terrorizmin ndërkombëtar, do t’i mbrojmë banorët e Donbasit dhe do të garantojmë sigurinë tonë”, tha Putin.
“Nuk ka kauzë më të fortë në botë se dashuria jonë për forcat tona të armatosura”, shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022. Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të ashpra ekonomike dhe diplomatike kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.

Gjatë paradës ushtarake në Sheshin e Kuq, të pranishëm ishin edhe udhëheqës të ish-shteteve sovjetike, përfshirë Kazakistanin, Uzbekistanin, Taxhikistanin, Kirgizinë, Bjellorusinë dhe Armeninë. Këto vende kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik në kohën e Luftës së Dytë Botërore, por kanë shpallur pavarësinë e tyre pasi blloku sovjetik, i dominuar nga Rusia, është shembur në vitin 1991./albeu.com/


Shtuar 9.05.2023 10:53