Inspektorët e "Anti-Duhan" vënë gjoba me karta të skaduara? Reagon ISHSH
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar në mediat online, ku thuhej se dy individë të prezantuar si inspektorë të ISHSH vendosin gjoba, pa mandate, ndërkohë që karta e identifikimit të tyre kishte skaduar.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor sqaron se dy inspektorët janë të regjistruar tek Regjistri i Inspektorëve, institucion i cili lëshon dhe konfirmon vlefshmërinë e kartave të inspektorëve, dhe se karta e Inspektorit ka një numër identifikimi individual i cili lidhet direkt me sistemin e-inspection dhe vetëm kështu sistemi lejon kryerjen e Proçesit Inspektues.

Më tej në shkrim theksohet se “Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nga vitit 2018 kryen të gjitha inspektimet on-line nëpërmjet sistemit e-inspection.”

“Inspektorët Johana Sinani dhe Evald Bejaj janë punonjës të ISHSH dega rajonale Tiranë dhe pjesë e grupeve të inspektimit të ditës së sotme. Inspektimet për monitorimin e zbatimit të ligjit nr. 9636, datë 06.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” të ndryshuar, janë inspektime të vazhdueshme dhe kryhen në orë të ndryshme dhe gjatë gjithë ditëve të javës. Këto inspektime kryhen në bazë të Programit Vjetor të Inspektimeve 2020 të dakordësuar nga Inspektorati Qendror dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.”- thuhet më tej.

Deklarata e plotë

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në përgjigje të lajmeve të botuara sot në portale Ju informon se:

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, janë pjesë e Rregjistrit të Inspektorëve që mbahet nga ana e Inspektoratit Qendror, institucion i cili lëshon dhe konfirmon vlefshmërinë e kartave të inspektorëve. Përdorimi i kartave të Inspektorëve bazohet në Urdhrin nr. 7, datë 23.01.2019 të Inspektorit të Përgjithshëm. Karta e Inspektorit ka një numër identifikimi individual i cili lidhet direkt me sistemin e-inspection dhe vetëm kështu sistemi lejon kryerjen e Proçesit Inspektues.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nga vitit 2018 kryen të gjitha inspektimet on-line nëpërmjet sistemit e-inspection.

Gjatë inspektimeve të kryera sot në qytetin e Tiranës nga ISHSH dega rajonale Tiranë janë vendosur 12 masa administrative 300 000 lekë secila ndaj subjekteve të gjetura në flagrancë në shkelje të ligjit nr. 9636 ose ligjit “antiduhan”.

Inspektorët Johana Sinani dhe Evald Bejaj janë punonjës të ISHSH dega rajonale Tiranë dhe pjesë e grupeve të inspektimit të ditës së sotme. Inspektimet për monitorimin e zbatimit të ligjit nr. 9636, datë 06.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” të ndryshuar, janë inspektime të vazhdueshme dhe kryhen në orë të ndryshme dhe gjatë gjithë ditëve të javës. Këto inspektime kryhen në bazë të Programit Vjetor të Inspektimeve 2020 të dakordësuar nga Inspektorati Qendror dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Shtuar më 23/01/2020, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori