Lejoi shfaqjen e teatrit të financuar nga Kosova, Policia serbe arreston drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismali, është arrestuar dje nga policia e Serbisë.

Sipas shefit të kabinetit të presidents, Vjosa Osmani, Blerim Vela, Jetmir Ismaili u arrestua pasi lejoji shfaqje në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc që ishin të financuara nga institucionet e Kosovës.

“Policia e Serbisë ka arrestuar drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismailin, një shqiptar lokal pasi ata shfaqën një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës. Represion nga regjimini Vuçiqit. Z. Ismaili duhet të lirohet menjëherë“, ka shkruar Vela.

Për arrestimin ka reaguar edhe Ardita Sinani, këshilltare e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe ish-kryetare e Komunës së Preshevës, ajo tregon se përpos Ismailit është arrestuar edhe Gani Veseli regjisor i shfaqjes.

“Situata gjithnjë ka qenë e qartë për ata që kanë dashur të shohin, por edhe nëse kanë injoruar realitetin, Serbia sërish na e thekson. Imagjinoni, në shekullin XXI, vitin 2023, në kontinentin e Evropës, policia e Serbisë ka marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin dhe regjisorin e shfaqjes, Gani Veseli. Më e papranueshme se kjo është vetëm iluzioni i disave që besojnë se Serbia ka ndryshuar. Ajo është po ajo e njëjta që nuk duron asgjë shqiptare”, shkruan Sinani në rrjetes sociale./albeu.com/


Shtuar 10.06.2023 07:55