I lodhur nga situata e koronavirusit? Rama: Jam gati të jap dorëheqjen nëse...
Kryeministri Edi Rama tha në një lidhje me “Skype” emisionin “Real Story”, në News24, se do të jepte gjithçka, vetëm që të mos ishte në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.

"Sikur të më thonë, që njerëzit do ta fitojnë këtë luftë, nëse ti nesër nuk do jesh në zgjedhje, unë do kisha firmosur sot me kënaqësinë më të madhe fundin e kësaj lufte.

Do jepja gjithçka, vetëm të mos isha unë këtu ku jam sot. E kam mendjen vetëm te një pikë, dita kur do të kthehemi në normalitet, nuk e di si do të jetë. Nuk më intereson fare, fare, fare, çfarë do të jetë më pas historia politike dhe aq më pak se kur janë zgjedhjet, kush i fiton.", tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se është gati të dorëzojë postin e kryeministrit, madje edhe me festë, nëse dikush gjen rrugën për të bindur virusin të largohet.

"Nëse të gjithë ata që iu ra bretku kaq vite “Rama ik, Rama ik”, gjejnë rrugët të bindin virusin të largohet nesër, unë iki dhe jo vetëm, por bëj një festë të madhe", tha më tej kryeministri.



Shtuar më 26/03/2020, ora 23:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori