I dolën mesazhet me autorin e atentatit, Kejvina: S’mbaj njeri me sufllaqe
Nuk janë të pakta modelet dhe moderatoret që kanë përfunduar në lidhje me njerëz me probleme kriminale.

I tillë është edhe rasti i modeles Kejvina Kthella e cila sot përfundoi në polici pas zbulimit të mesazheve të saj me të dyshuarin kryesor të atentatit ndaj prokurorit Ndoj ku humbi jetën sot shoferi i tij, vetëm 30 vjec.

Por çfarë thoshte Kejvina në intervistat e saj në lidhje me mashkullin idel?

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, para dy javësh ish-velina tregoi se si duhet të ishte një mashkull që të rrinte në krahët e saj.

Ndër të tjera Kejvina theksoi se s’ka shanse të mbajë njeri me sufllaqe por që partneri i saj ideal duhet të ishte një djalë në karrierë e që të ketë më shumë lekë se ajo.

Në bisedë e sipër ish-velina bëri edhe një gafë teksa ngatërroi profesionin e një bankieri, me atë të banakierit.

Biseda në studio:

Rudina Dembacaj: A është e rëndësishme që partneri jot të ketë më shumë lekë se sa ty, apo do e mbash ti? Ta mbash me sufllaqe e kshu…

Kejvina Kthella: Jo, jo e pra… ç;e dua ta mbaj unë….Do të doja që të ishte në karrierë dhe automatikisht, nëse do jetë në karrierë, ka lekë.

Rudina Dembacaj: A quhet karrierë kur merresh me kështu (drogë)?

Kejvina Kthella: Jo, ajo nuk është karrierë.

Rudina Dembacaj: Ok, iku një, ata që merren me kshu s’kanë shanse me Kejvinën….Psh, do martoheshe me një bankier?

Kejvina Kthella: Kush, ai që bën koktejle?

Rudina Dembacaj: Jooo, ai është banakier, bankier është ai që punon në bankë..

Kejvina Kthella: Po, super…Shiko të tregohem më e qartë, mirë do ishte që ai të ketë lekun e vet, un timin….por më mirë do ishte të kishte më shumë lekë sesa unë, e kupton? Do jetojmë të lumtu gjithë jetën….
Shtuar më 07/11/2019, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori