E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
I dëbuar më parë, shqiptari rikthehet në Itali me mbiemrin e gruas por arresothet sërish
Ishte dëbuar nga Italia, por ai u kthye duke përdorur mbiemrin e gruas së tij. Bëhet fjalë për një 30 vjeçar shqiptar, i cili u gjurmua në Viterbo.

I riu me iniciale R.D, ishte i njohur tashmë për policinë sepse ishte vëllai i njërit prej shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit antimafia “Erostrato”. Ai u kap me një shumë prej 22 mijë eurosh. Tridhjetë vjeçari, në shkurt 2017, u ndalua me 38 kilogramë drogë dhe më pas u dëbua nga territori italian për pesë vjet.

Majin e kaluar ai u riatdhesua dhe pasi u kthye në Shqipëri, u martua duke marrë mbiemrin e gruas së tij, ndërsa ka marrë një pasaportë të re nga autoritetet shqiptare si dhe një patentë shoferit me gjeneralitete të ndryshme nga ato me të cilat ishte arrestuar në Italia dhe më pas u dëbua.

Edhe pse i dëbuar për 5 vite, ai ishte në gjendje të kthehej në shtetin italian, por “arratisja” e tij zgjati shumë pak. Ai u arrestua përsëri mbrëmjen e djeshme. Gjykatësi i Gjykatës së Viterbos këtë mëngjes vërtetoi arrestimin e R.D. ndërsa pritet të merret vendimi i dëbimit të dytë.
Shtuar më 13/08/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori