Humbi jetën rrugës, kush është i riu që sapo ishte kthyer nga emigrimi
Një aksident fatal është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Mashtërkor të Mirditës.

Si pasojw e aksidentit ka ndërruar jetë një i riu Alfred Gjeta (Marku).

Viktima nga Oroshi ka qenë duke ecur me mjetin e tij tip fuoristradë teksa makina e tij ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë, teksa mësohet se ishte nisurfshatin ku po punonte në ndërtimin e një resorti turistik.

Mësohet se ai banonte në Durrës ndërsa kishte nisur një projekt në vendlindjen e tij pas kthimit nga emigrimi ndërtimin e një resorti turistik.

“Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mashtërkor, Orosh, Mirditë, ku automjeti tip “Fuoristradë ML”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ende i pa identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar”, shkruhej në njoftimin e Policisë.
Shtuar më 02/12/2019, ora 22:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori