“Të dua dhe më mungon”, në ditën e lindjes së tij, Rozana Radi kujton të atin e ndjerë

Kanë kaluar 19 vite që nga vdekja e aktorit të famshëm Ferdinand Radi. Dhe vajza e tij, këngëtarja Roza Radi vazhdon ta kujtojë me mall.

Ndarja e prindit nga jeta është shumë e vështirë për tu pranuar dhe pavarësisht largimit të viteve, dhimbja mbetet aty. Ferdinand Radi do festonte ditëlindjen dhe Rozana e kujton kështu.

“Gëzuar ditëlindjen babai. Të dua përgjithmonë. Më mungon.”, shkruan Rozana krah një portreti të babait të saj.


Shtuar 30.08.2023 16:45