EMRAT/ Celibashi regjistron 6 kandidatë, kush do të jetë në garë për bashkinë e Tiranës

Do të jenë gjashtë emrat në garë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kandidaturat për zgjedhjet lokale në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi regjistroi në Tiranë edhe kreun e Frontit të Majtë, Marko Dajti, i cili mori një firmë mbështetëse nga Flamur Noka i Partisë Demokratike.

Ndërkohë emrat në garë janë: Erion Veliaj, që do të përfaqësojë Partinë Socialiste, Belind Këlliçi “Bashkë Fitojmë”, Arlind Qori “Bashkë”, Roland Bejko PD-në, Lajlja Përnaska PDIU-në dhe Marko Dajti “Frontin e Majtë”. /albeu.com