Hero! Mjeku italian 85-vjeçar në pension kthehet në punë për të luftuar koronavirusin

Pavarësisht se në ditë të errëta, një histori motivuese na vjen nga Italia.

Giampiero Giron, 85-vjeç, mje anestezist, i cili kishte dalë në pension ka riveshur sërish bluzën e bardhë për të dhënë kontributin e tij në këtë situatë të vështirë.

"Kërkuan disponueshmërinë time dhe thashë po. Kur në jetë vendos të bëhesh mjek, duhet të përfshihesh në lojë.

Kam bërë betimin. Frikë se mos sëmurem? Atëherë është më mirë të mos bëhesh mjek", ka thënë ai.

Rikujtojmë se sot zyrtarisht është shënuar vdekja e 33 e personelit mjekësor në Itali, vend i cili tashmë ka kaluar edhe shifrat e Kinës, vendi i origjinës i COVID-19.


Shtuar më 25/03/2020, ora 23:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori