"Hajde mer pije i kafe", videoja e Ramës bëhet virale në rrjet (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në zonën e plazhit në Durrës për të parë nga afër Durrës rindërtimit që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti.

Teksa takoi banorët e zonës, ai ka kaluar dhe pranë një bar kafe, në ambjentin e jashtëm të së cilës qëndronin ulur dhjetra të rinj, shkruan albeu.com.

Dikush prej tyre, ka ftuar kryeministrin të pijë një kafe teksa Rama i ka përshëndetur.

Një djalosh i ri i është drejtuar se është pa punë, teksa Rama i ka treguar se mund të punojnë për rindërtimin. I riu më tej ka vazhduar të thotë se ka mbaruar shkollën duke mos shprehur dëshirën për të punuar në profesion. E kështu, bashkë me të tjerët zgjedh të qëndrojë për orë të tëra në kafe. Pas këtyre fjalëve, kryeministri është larguar duke i lënë në terezi të vet grupin e të rinjve./albeu.com/



Shtuar më 18/02/2020, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori