Siria veri-perëndimore e rrafshuar, tërmeti shkaktoi tragjedi edhe atje krahas Turqisë

Siria është goditur po ashtu nga tërmetet e fuqishme që shkaktuan tragjedi gjatë mëngjesit të sotëm në qytetet jug-lindore të Turqisë.

Tërmetet ranë në zonën e KahramanMarasit, një territor kufitar me Sirinë duke shkaktuar qindra të vdekur edhe aty.

Qindra ndërtesa janë të shkatërruara në veri-perëndim të Sirisë dhe mijëra qytetarë besohet se janë nën rrënoja krahas atyre që kanë ndërruar jetë.

Ekipet e shpëtimit janë duke dhënë ndihmën e nevojshme, ndërsa njëri prej tyre i bën thirrje botës për ndihmë.

Situate duket dëshpëruese në të dy vendet, ku Turqia duket se ka marrë goditjen më të fortë duke shënuar më shumë se 1200 viktima deri më tani. Autoritetet presin përkeqësim të bilancit të viktimave gjatë orëve në vijim.

Krahas tërmetit me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter, Turqia u godit nga një tjetër tërmet tepër i fortë, kësaj radhe me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter me epiqendër Adananë. /albeu.com


Shtuar 6.02.2023 12:44