Hajdari me tone të ashpra: 2 partitë e vjetra kanë hallin e tyre
Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat, është shprehur e zhgënjuar nga mosdakordësia e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

“Dua të falënderoj përzemërsisht ambasadën amerikane që u ngujuar sot në këtë mbledhje për të dhënë zgjidhje për reformën zgjedhore. Edhe këtë radhë partitë politike dështuan për të dhënë një zgjidhje.

Pse mendoni ju që vjen ambasada amerikane këtu në këtë ndërtesë? Vetëm se mbrojnë interesat e shqiptarëve. Këta ja mbyllën derën edhe shqiptarëve edhe ambasadës amerikane.

Koha do i tregojë të gjitha. Kjo reformën zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve por sot nuk e ka. Edhe pse ambasada amerikane u investua për këtë reformë, këta nuk e morën fare parasysh. Se ku e kanë hallin nuk e dini?

E kanë hallin te vetja e tyre. Sot ambasada amerikane nuk e mori premtimin për trë ardhur në një dakordësi, është shumë e trishtuar. Të dashur qytetarë duhet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Loja është e hapur akoma dhe nuk kemi ndryshim sistemi por kemi një investim tjetër që ne do vazhdojmë të rifutemi në lojë. Ne nuk do të dorëzohemi nga ndryshimi i sistemit. 2 partitë politike dështuan, dështuan klasa e vjetër politike”, tha Hajdari.
Shtuar më 31/05/2020, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori