Habit Monika Kryemadhi: Metën e kam puthur në buzë, por nuk e infektova me COVID-19
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar se ka kaluar koronavirusin, por nuk pa pasur asnjë simptomë.

Këtë e ka zbuluar kur do të operohej nga bajamet dhe mjekët i thanë se kishte qenë e infektuar, por nuk ka përjetuar asnjë shenjë.

Në emisionin ‘Open’, Kryemadhi tha: “Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptom. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë.

E mora vesh kur do operohesha nga bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar covidin.

Maskën s’e kam vënë sepse s’kam puthur asnjë në buzë, përveç Ilir Metës.

Edhe Metën që e kam puthur, s’e ka kapur dhe këtë gjë e kanë treguar testet. I kemi bërë të gjithë, i bëjmë herë pas here, se duhet t’i bëjmë”.
Shtuar më 24/11/2020, ora 22:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori