Gruaja zbulon se është p*rdhunuar nga 83 burra, “kandidatët” ia sillte bashkëshorti në krevatin martesor

Një rast tronditës abuzimi seksual është zbuluar në Francë. Një grua rreth të 60-ave është përdhunuar nga dhjetëra burra në shtëpinë e saj në Francë.

Gruaja është përdhunuar nga të paktën 83 burra në një periudhë kohore 10 vjeçare (2011-2021) me miratimin e bashkëshortit të saj, i cili pasi drogonte të shoqen me ilaçe të forta gjumi, ftonte në shtëpi përdhunuesit që të “shthurnin” mbi bashkëshorten e tij, dëshirat e tyre të sëmura seksuale.

Por nuk mjafton me kaq bashkëshorti “monstër” filmonte burrat teksa i përdhunonin të shoqen në krevatin e tyre martesor. Bashkëshorti i 60-vjeçares me pseudonim “Dominique P” rekrutonte përdhunuesit e të shoqes nëpërmjet një faqeje në internet për t’i sjellë më pas në shtëpi.

E përdhunuara ka zbuluar abuzimet seksuale ndaj saj kur ka gjetur materialet filmike në shtëpi. E shokuar nga ajo çfarë pa, 60-vjeçarja denoncoi rastin menjëherë në polici.

Ajo ka thënë në polici se ndonjëherë zgjohej natën e lodhur dhe ndihej sikur trupit të saj i kishte ndodhur diçka, por gjithmonë ia atribuonte këto mendime ëndrrave të këqija.

Autoritetet besojnë se burri “monstër” i jepte bashkëshortes pilula Lorazepam (ilaç i fortë ), sigurisht pa e kuptuar 60-vjeçarja.

Përveç abuzimit të tmerrshëm seksual ndaj gruas së tij për vite me radhë, Dominique P. dyshohet se ka kryer edhe shumë krime të tjera në vend.

Ndër akuzat më të rënda me të cilat përballet është përdhunimi dhe vrasja e një agjenteje imobiliare 23-vjeçare, Sophie Narm , e cila u gjet e vdekur në një apartament në Paris në vitin 1991./albeu.com/