Gratë e PD-së rrethojnë Silvio Berlusconin në Samitin e PPE
Partia Demokratike po merr pjesë Samiti i Partive Popullore Evropiane.

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi ndonëse prej vitesh nuk ka poste drejtuese në Itali, vijon të jetë një prej figurave më interesante të së djathtës evropiane.

Në këtë Samit, përfaqësueset e Partisë Demokratike kanë shfrytëzuar mundësinë për të patur një kujtim nga ish-kryeministri italian, teksa foton e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale.

Albana Vokshi, Orjola Pampuri dhe Jorida Tabaku janë fotografuar në krah të ish-kryeministrit Berlusconi.

Tre ish-deputetet janë pjesë e delegacionit që udhëhiqet nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili mbajti edhe një fjalim përpara të pranishmëve.
Shtuar më 20/11/2019, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori