Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, zbardhet arsyeja

Seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, që ishte planifikuar sot në 13:30, është shtyrë.

Në një njoftim zyrtar Gjykata e Apelit të Tiranës, bëri me dije se për arsye objektive një nga anëtarët e trupit  gjykues nuk do të jetë i pranishëm.

Në këtë mënyrë seanca nuk do të zhvillohet.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, për skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ. Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audio-përgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove./albeu.com


Shtuar 30.01.2023 09:56

Tags: