Gazetari: Do thyhen koka, presidenca mund të kthehet në bunker për t’u qëlluar me top
Analisti Mentor Kikia e sheh si lajm të mirë që për herë të parë politika nuk po arrin marrëveshjes mes vetes, që sipas tij kanë dëmtuar shqiptarët, por më në fund janë në betejë me njëri-tjetrin.

Gazetarja Edlira Gjonaj, tha se “një nga gjërat pozitive që ka bërë Ilir Meta ka hequr nocionin e noterizimit të akteve që merren në Kuvend, ka kthyer disa ligje mbrapsh, e ka luajtur rolin që i dikton Kushtetuta. Lojën e ka bërë mazhranca në Kuvend”.

Mentor Kikia: Këtu është ndeshje gladiatorësh, ai që humb shkon në burg

Adriatik Lapaj: Ai që do fitojë do e përdorë reformën për të mbrojtur veten

Mentor Kikia: po, edhe për të sulmuar tjetrin. Kjo është ndeshje gladiatorësh dhe Ilir Meta e di që jo presidencën ta harrojë por ka telashe shumë të mëdha. Unë jam i prirur që këtë ndeshje të mos e shikoj si një të keqe.

Ne më shumë dëm kemi pësuar kur palët janë marrë vesh. Dhe e keqja më e madhe vendit i ka ardhur kur PD dhe PS kanë arritur marrëveshje, dhe momenti që e bëjnë këtë do të thotë se e kanë ndarë Shqipërinë.

Këta nuk kanë për tu marrë vesh me njëri-tjetrin, kthim pas nuk ka. Se deri ku do shkojnë nuk dihet. A do shndërrohet presidenca në bunker ku do qëllohet edhe me top për ta nxjerrë jashtë? Këtu të mos vëmë bast.

E mira e vetme është që nuk ka kthim pas, këtu do thyhen koka, nga ato koka që jemi lutur të thyhen me kohë. Sot është koha të mundin njëri-tjetrin, dhe ky është lajm i mirë.
Gazetarja Edlira Gjoni: Ishalla ka ndonjë luan që i ha të dy gladiatorët./shqiptarja.com
Shtuar më 22/11/2019, ora 22:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori