Ftohet koha, sa do të jetë temperatura minimale sot
Ditën e enjte, 15 nëntor moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës përgjatë luginave dhe në zonën bregdetare.

Era do të jetë me drejtim verilindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 0/15°C
Zonat e ulëta 2/21°C
Zonat bregdetare 8/20°C
Shtuar më 15/11/2018, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori