E FUNDIT/ Votohet qeveria e re, Avdullah Hoti kryeministër i Kosovës
Flet tezja e të riut që u helmua bashkë me gruan: Jemi shokuar

Një ngjarje e rëndë ka shokuar jo pak ditën e sotme gjithë Shqipërinë.

Një çift në Librazhd i cili është martuar këtë të dielë, kanë helmuar veten mëngjesin e sotëm.

Mësohet se Olsian Hajdari 27 vjec, dhe Rezarta Hajdari 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka ndëruar jetë, pak minuta pasi ka mbërritur në spital.

Ndërkohë tezja e Olsian Hajdarit shprehet e shokuar nga ngjarja, ndërsa thotë se nuk e dinë pse çifti ka ndërmarrë këtë vendim ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2019, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori