“Që Alibashët do të legenosen s’ka më asnjë dyshim”, Edi Paloka: Po çojnë në fund qëllimin e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike. Edi Paloka ka reaguar pasi përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt dorëzoi në KQZ dokumentet për regjistrimin për zgjedhjet lokale në 14 maj.

Paloka, në reagimin e tij  deklaron se nuk ka asnjë diskutim se të gjitha procedurat ligjore do të shkelen vetëm për të çuar në fund qëllimin e Ramës.

Paloka: Alibashet paskan derguar sot letra ne KQZ per te regjistruar grupimin e tyre . “Kryetar i partise” ne letrat qe kane derguar rezulton … “ i dorehequri” prej nje viti, vete L.B.

Qe Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithe procedurat ligjore do vazhdojne te shkelen per te cuar deri ne fund qellimin e Rames , nuk ka asnje dyshim.

Edhe qe alibashet do legenosen deri ne fund per te realizuar sherbimin e paguar ndaj Rames per shkatrrimin e opozites, nuk ka me asnje dyshim.

Une kisha vetem nje pyetje per ata deputete qe publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ te dorehiqet, cfare do te bejne tani , apo  nderi dhe dinjiteti nuk kane me asnje vlere ?/Albeu.com/

 


Shtuar 6.03.2023 12:12