Eriku e tradhtoi, vajza e Majlinda Bregut bën deklaratën e fortë: Do ia ha kokën burrit!
Prej disa muajsh në media ka qarkulluar lajmi se vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda ishte në një lidhje me djalin e ish-guvernatorit Ardian Fullani.

Por në bazë të disa fotove të shkrepura nga fansat, u zbulua se Eriku kishte një vajzë tjetër dhe lidhja e tyre përfundoi.

Pavarësisht lajmeve, asnjëri prej të rinjve nuk ka reaguar mbi historinë e tyre të dashurisë.

Pas kësaj ndarje, Kejda e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, ka postuar një "fakt" duke i dhënë një mesazh të fortë të dashurit të ardhshëm.

Ajo ka postuar një foto ku tregon këmbët e saj ku shkruan se ‘do t’ia hajë’ kokën burrit.

‘E kam gishtin e dytë më të madh se të parin që dmth do ja ha kokën burrit‘, shkruan Kejda. /albeu.com/


Shtuar më 02/10/2019, ora 21:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori