Emërimi i Astrit Alias si Prefekt i Gjirokastrës, shpërblim për t'i mbyllur gojën?
Astrit Alia u emërua sot nga kryeministri Edi Rama në postin e prefektit të Gjirokastrës.

Për deputetin demokrat Flamur Noka, emërimi i Alias në këtë post ishte shpërblimi për shërbimet që i bëri bandave të krimit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Noka shkruan se Alia ka mbajtur postin e Qendrës së Radarve, dhe Rama për t’i mbyllur gojën e emëroi prefektGjirokastrës.

Ja postimi i Nokës:

Astrit Alia nendrejtori i QNOD ( qendres radarve) sot u shperblye prefekt ne Gjirokaster .Pse ??? Shperblim per te mbyllur gojen per trafikun e droges . Omerta- funksionon .Mbyll gojen te shperblehesh kodi i Rames. /albeu.com/

Shtuar më 01/11/2017, ora 19:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori