Atentati ndaj Bernard Ndrecës në Vaun e Dejës, mjetit iu vendos 50 gram tritol, pistat ku po heton policia

Një ditë pas atentatit ndaj kreut të të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Bernrd Ndreca, forcat Xhenio të cilat bënë ekspertizën kanë nxjerrë përfindimin se sasia e tritolit që u vends poshtë makinës së Ndrecës ishte 50 gram.

Kujtojmë se lënda eksplozive shpërtheu menjëherë sapo Ndreca hyri në mjet. Për fat të mirë nuk pati asnjë lëndim.

Ndërkaq mësohet se policia e Shkodrës ka shoqëruar gjashtë persona në komisariat por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar si autor i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në automjetin e shtetasit Bernard Ndreca.

Po ashtu grupi i ekspertizës është duke hetuar edhe gjurmët e dy autorëve të cilët shfaqen në kamerat e sigurisë duke vendosur tritolin poshtë makinës së Ndrecës.

Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe kamera të tjera në fshatin Paçram të bashkisë Vau Dejës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Një tjetër pistë që po heton policia është se shpërthimi mund të jetë bërë i telekomanduar. Fillimisht autorët rreth orës 1:13 të 11 prillit shfaqen duke vendosur poshtë automjetit lëndën eksplozive, raporton BW. Më pas rreth orës 6:30 kur Ndreca ndez makinën dhe ecën pak metra ndodh edhe shpërthimi. Sipas hetimeve të deritanishme autorët kanë ruajtur deri në mëngjes dhe kanë bërë shpërthimin e telekomanduar.

Dyshimet e vetme të Ndrecës lidhen me fillimin e fushatës zgjedhore. Ai thotë se nuk ka konflikte të mëparshme me askënd.
Ndreca i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin sa më parë ngjarjen, ndërsa tha se, nuk mbahen dot bashkitë e vendeve me presion.

“Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht. S’më është vendosur mua por kreut të PD së Vaut të Dejës sepse këtu janë të organizuar mirë. S’kam përplasje, as kërcënime. Janë parë pamjet, vijnë dy persona, në orën 1:15 të natës, rreth 7 minuta aty, vendosin eksplozivin dhe largohen. Janë të maskuar.
Thirrja ime është, duke filluar që nga kryeministri: Të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. I bëj thirrje çdo lloj kahu politik, se vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk i mbani dot bashkitë e vendeve me presion”, deklaroi ai./albeu.com/