E trishtë! Qindra të rinj shqiptarë në radhë para Ambasadës Gjermane
Të rinjtë shiptarë cdo ditë e më shumë po kërkojnë të ikin larg Shqipërisë për një të ardhme më të mirë.

Sot para Ambasadës Gjermane, qindra të rinj qëndronin në radhë për të zhvilluar intervistën.

Të gjithë kishin një qëllim, të merrnin vizën e punës për të emigruar në Gjermani.

Me familje ose të vetëm, qytetarët ishin duke pritur për një “Po” nga Ambasada Gjermane, pasi më herët kanë aplikuar për punë pranë bizneseve në Gjermani.

Kjo pamje tregon dëshirën e të rinjëve për tu larguar nga Shqipëria, ndërsa ende shpresohet se mund të ketë një njohje të patentave në Gjermani.
Shtuar më 17/02/2020, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori