Shuhet zjarri pranë inceneratorit të Elbasanit, ekipet zjarrfikëse monitorojnë situatën

Zjarri në landfillin e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit është fikur pas punës së bërë gjatë natës nga 70 punonjës dhe 15 mjete zjarrfikëse.

Zjarri filloi pasditen e djeshme dhe për fikejn e tij u desh ndëryrja e ekipeve zjarrfikëse të Tiranës, Fierit, Durrësit, Gramshit, Cërrikut, Peqinit, Belshit dhe forcave të ushtrisë.

Aktualisht, në zonë qëndrojnë ekipet zjarrfikëse të Elbasanit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se pas zjarrit në inceneratorin e Elbanasit, u tentua t’i vihej flaka edhe landfillit të Fierit.

Në lidhje me këtë rast ministri Balla është shprehur se ka urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfilleve në të gjithë vendin.

Ai është shprehur se i ka kërkuar policisë bashkiake të krijojë shërbim 24 orë kontrolli dhe zjarrfikëse që të jenë pranë për çdo lloj rasti./Albeu.com


Shtuar 27.08.2023 11:31