E RËNDË/ Ekzekutohen dy shqiptarë në Gjermani duke ecur në këmbë, detajet
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Volfsburg të Gjermanisë. Sipas gazetës BILD, nga një makinë është qëlluar mbi dy persona, 30 dhe 31 vjeç. Gazeta shkruan se viktimat janë nga Shqipëria.

Një zëdhënës i policisë tha se viktimat u gjetën në një pellg gjaku. Ai tha se të dy janë shqiptarë. Gjatë natës, 30 vjeçari ka ndërruar jetë, kurse 31-vjeçari është në gjendje të rëndë.

Një dëshmitar tha për BILD se viktimat ishin në këmbë, kur u qëlluan nga një makinë në lëvizje. “Dëgjova gjashtë krisma,” tha ai.

Hetuesit thonë se për momentin ngjarja është shumë e paqartë. “Po hetojmë në të gjitha drejtimet,” tha një hetues.
Shtuar më 14/08/2019, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori