E para shqiptare! Mimi Kodheli merr postin e rëndësishëm në NATO
Ish-ministrja Mimi Kodheli ka marrë postin e rëndësishëm në NATO.

Ditën e sotme në Seancën Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asambleja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) ish-ministren Mimi Kodhelipostin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.
Shtuar më 23/11/2020, ora 19:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori