Kreu i SPAK-ut bën bilancin e 2022-it: Mungesa e hapësirave mund të dëmtojë provat hetimore

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mbajti sot një fjalim në KLP në lidhje me veprimtrainë e SPKAK gjatë vitit 2022.

Dumani tha se rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja.

Dumnai ka renditur edhe disa nga problematikat që ka evidentuar gjatë periudhës që është në krye të SPAK.

Kreu i SPAK tha se ka mbartje të një numri të konsiderueshëm të çështjeve nga vitet e shkuara si dhe mungesa e ambienteve për prokurorët, kryesisht për hetuesit e BKH-së.

Dumani tha se ata punojnë në një ambient shumë të kufizuar, dhe se kjo mund të bëjë që të prishen edhe prova hetimore që mund të kenë grumbulluar për një çështje të caktuar në hetim.

“SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”, u shpreh ai./albeu.com/


Shtuar 16.03.2023 10:49