Presa vret punonjësin e minierës, policia jep detajet
Një 47 vjeçar me detyrë magazinier në minierën e Spaçit në Mirditë është gjetur pa shenja jete nga kolegët.
Ai është dërguar me urgjencë në spital pa shenja jetë, gjë të cilën e kanë konstatuar mjekët.

Policia thotë se “dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike”.

Informacioni paraprak

Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 20/09/2019, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori