Policia zbarkon tek "Syri" dhe "Shekulli Online" pas lajmit për tërmetin
Një numër i madh efektivësh policie gjenden aktualisht në zyrat e portalit "Syri.net" dhe "Shekulli Online" duke shoqëruar në komisariat gazetarët e turnit të dytë.

Veprimi erdhi pas lajmit për se një tërmet i madh pritej në Tiranë dhe se qytetarët duhej të dilnin nga shtëpitë. Ky lajm si edhe tërmeti i orës 22:08 bënë që banorët e Tiranës të dilnin në rrugë dhe parqe të trembur dhe në pritje të tërmetit të parashikuar.

Një gjë e tillë ishte publikuar gjatë ditës së sotme edhe në media të tjera të mëdha në Shqipëri që i referoheshin një sizmiologu grek duke rritur dozat e panikut tek qytetarët e Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2019, ora 00:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori