Përfundon pa marrëveshje mbledhja e Këshillit Politik
Pas mbledhjes në një komunikim me mediat, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha se Partia Socialiste nuk ishte e gatshme të binte dakord me propozimet e PD.

“Pas orësh përpjekje pavarësisht se opozita bëri propozimet e saj PS nuk ishte akoma e gatshme për të rënë dakord për çfarë diskutuam. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë.

Ne jemi të gatshëm për të vijuar punën për të gjetur konsensusin dhe PS të gjejë vullnetin për të ardhur në një dakordësi”, tha Bylykbashi.

Shtuar më 31/05/2020, ora 22:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori