Merr flakë autobusi plotë me pelegrinë në Mekë, 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një autobus që transportonte pelegrinët në Mekë, Arabinë Saudite , mori flakë pasi u përplas në një urë, duke lënë të vrarë 20 persona dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë.

“Në bazë të informacioneve fillestare, numri i të vdekurve në aksident ka arritur në 20, ndërsa numri i përgjithshëm i të plagosurve është rreth 30”, raportoi televizioni Saudi Al-Ikhbariya.

Aksidenti, në provincën Asir (në jug), nxjerr në pah probelemin e të transportimt të pelegrinëve në Mekë dhe Medinë, dy qytetet të shenjta për myslimanët.

Aksidenti tragjik është regjistruar javën e parë të muajit të Ramazanit./albeu.com/