Rekord fletësh të pavlefshme, si protestoi administrata e dërguar me dhunë në votime
Vijon tashmë procesi i numërimit në një numër të madh KZAZ-sh në të gjithë vendin, ndërkohë që pjesëmarrja ishte rreth 21%.

Krahas militantëve të PS, të cilët kanë përfituar nga pushteti jo për shkak të aftësivem, por prej shërbimeve politike që kanë bërë, një pjesë e mirë e atyre që votuan të dielën janë pjestarë të administratës dhe nëpunës të sektorit publik, të cilët të shkuarit para kutisë së votimit e lexuan si një veprim për të mbrojtur vendin e punës.

Nga të dhënat e deritanishme kur janë hapur një numër i konsiderueshëm kutish, mësohet se ka një numër të madh fletësh të pavlefshme në to me kryqe dhe shënime të bëra bnga ata që u dërguan në përdhunë para fletës së votimit nën kërcënimin se do të hiqeshin nga puna.

Numri i fletëve të pavlefshme pritet të shënojë një rekord historik në këto zgjedhje. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2019, ora 01:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori