Rrëzimi i helikopterit në Ukrainë, reagon Zelensky: Dhimbja është e papërshkrueshme

Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky e ka përshkruar rrëzimin e helikopterit të mëngjesit të sotëm në Brovary, si një tragjedi e tmerrshme” dhe një “mëngjes i zi”.

Reagimi:

Sot, një tragjedi e tmerrshme ndodhi në Brovary, rajoni i Kievit. Një helikopter i shërbimit të urgjencës shtetërore është rrëzuar dhe një zjarr ka shpërthyer në vendin e rrëzimit.

Numri i saktë i viktimave të tragjedisë është duke u përcaktuar. Midis tyre janë ministri i punëve të brendshme të Ukrainës Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin, sekretari shtetëror i ministrisë së punëve të brendshme Yuri Lubkovych, ndihmësit e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit.

25 persona u plagosën, mes tyre dhjetë fëmijë. Në këtë moment, tre fëmijë kanë vdekur. Dhimbja është e papërshkrueshme. Helikopteri ka rënë në territorin e një prej kopshteve.

Kam udhëzuar shërbimin e sigurisë së Ukrainës, në bashkëpunim me policinë kombëtare të Ukrainës dhe organet e tjera të autorizuara, për të zbuluar të gjitha rrethanat e asaj që ka ndodhur. Të gjitha shërbimet po punojnë në vendin e tragjedisë”.

Ngushëllimet e mia për të gjitha familjet dhe miqtë e viktimave. Denys, Yevhen, Yuri, ekipi i ministrisë së punëve të brendshme … patriotë të vërtetë të Ukrainës. U prehshin ne paqe. U prehshin në paqe të gjithë ata që humbën jetën këtë mëngjes të zi. /albeu.com