Ndërron jetë 85-vjeçarja, 7 viktima nga koronavirusi në Shqipëri
Burime pranë Ministrisë së Shendetësisë bëjnë me dije se ka ndërruar viktima e 7 nga koronavirusi, COVID-19, në Shqipëri.

Mësohet se viktima është 85-vjeç dhe ka pasur probleme të tjera shëndetësore dhe nuk e ka përballuar dot COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë mbrëmjes së sotme (26 mars) ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!
Shtuar më 26/03/2020, ora 23:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori