Ndahet nga jeta Gjergj Xhuvani
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani, në moshën 56-vjeçare.

Pas një sëmundjeje të rëndë, Xhuvani ndërroi jetë sot në një spital në Romë.

Gjergj Xhuvani njihej si regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë.

Në vitin 1986 diplomoi në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Xhuvani do të mbahet mend si autor i disa filmave të suksesshëm të pas viteve 90’, si “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.

Shtuar më 14/08/2019, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori