KQZ bllokon rezultatet, çfarë po gatuhet pas kuintave me shifrat?

Prej katër orësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e numërimit të votave në Tiranë.

Për herë të fundit, KQZ ka publikuar të dhënat në mesditë ku theksohej se Veliaj kryesonte me 102 520 vota ose 93.95 për qind kundrejt 6 603 votave ose 6.05 për qind të Arben Skënderajt.

Nuk dihet shkaku i kësaj ngecjeje në publikimin e të dhënave nga KQZ, por është fakt se bllokimi ndodhi në momentin kur për socialistët filloi të bëhej problem numri tepër i lartë i fletëve të pavlefshme në të gjitha kutitë e votimit.

Tashmë gara e PS në Tiranë nuk është me Skënderajn, por me grupin e madh të qytetarëve që i kanë bërë fletët e tyre të pavlefshme si një revoltë kundër çuarjes nën presion në kutitë e votimit, ndërkohë që nuk janë dakord me mënyrën se si Veliaj e ka drejtuar Tiranën.

Më parë, PS i kishte dërguar një urdhër numëruesve të tyre për të ulur numrin e fletëve të pavlefshme, të cilat deri në drekë në të gjitha KZAZ-të e kryeqytetit i kalonin 9 000 copë. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2019, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori