Kim ia la "fatin" e shqiptarëve në duart e tij, Basha: Ka mbetur një çështje pa zgjidhur!
"Ka ardhur koha për opozitën për PD, për mikun tim Luli Basha që të baraspeshojnë të gjithë faktorët.

Dhe të thonë PO për popullin shqiptar. Dhe të thonë PO për Shqipërinë në Evropë. Topi është në fushën tij e ardhmja është në duart e tij..."

Kjo ishte deklarata e ambasadores së Kim pas 9 orësh takime me Këshillin Politik, në të cilin ende nuk është firmosur marrëveshja.

Dy përfaqësuesit e opozitës ndërparlamentare nuk kanë marrë pjesë në takimin e fundit duke e lënë të pafirmosur marrëveshjen për të cilën flet ambasadorja amerikane.

Megjithëse palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, kreu i Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.



"Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur.

Dua të garantoj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme", tha Basha shkurtimisht. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2020, ora 22:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori