Pampuri: Një banor i Unazës vdiq pas përplasjes me policinë
Një person ka humbur jetën në Unazën e Re. Lajmi është bërë publik nga ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri gjatë një lidhjeje live me studion e Abc News.

Sipas Pampurit, viktima quhet Mahmut Imallari dhe vdekja e tij mbahet e fshehur nga policia dhe autoritetet spitalore.

Ish-deputetja tha se Imallari ka humbur jetën pas përplasjes me policinë tek Unaza e Re, ndërkohë që IKMT ka filluar prishjen në zonë pasi kishte njoftuar banorët që të lirojnë shtëpitë ditën e sotme.

Më herët, një person ka humbur ndjenjat dhe 10 të tjerë janë dërguar në Spitalin e Traumës.


Shtuar më 12/11/2019, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori