Hahn publikon lajmin e bujshëm për negociatat
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, komisionari për zgjerimin Johannes Hahn ka thënë se liderët e Europës dështuan që të realizuar premtimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE.

“Liderët e Bashkimit Europian dështuan që të realizojnë premtimin e tyre për të çelur procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është shumë zhgënjyese. Shtetet anëtare të BE-së tashmë duhet të qartësojnë se sa seriozë janë me angazhimin e tyre për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Falenderoj të gjithë ata që u investuan plotësisht mbrëmjen e djeshme për të arritur një vendim të një rëndësie strategjike për Bashkimin e Europian. Ata luftuan për të dhënë një sinjal shprese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hahn në Twitter.

"Falenderoj të gjithë ata që u investuan pliotësisht mbrëmjen e djeshme për të arritur një vendim të një rendësie strategjike për Bashkimin e Europian. Ata luftuan për të dhënë një sinjal shprese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor", shkruan Hahn në Tëitter duke paralajmëruar pasoja të rënda për Ballkanin dhe Europën nga mos hapja e negociatatave.

"Siç u shpreha edhe në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për Bashkimin Europian. Refuzimi për të pranuar progresin e vërtetuar do të ketë pasoja negative, përfshi këtu edhe rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndomor me ndikim të madh edhe në Bashkimin Europian", vijoi ai.
Shtuar më 18/10/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori