Godet ashpër policia, gjobit me 100 milionë lekë lokalin e nga 100 mijë lek klientët
Pas shumë paralajmërimesh, inspektorët e terrenit kanë konstatuar rihapjen e një subjekti “bar kafe” për të disatën herë në qytetin e Pogradecit.

Burimet bëjnë me dije se sot subjekti është gjobitur në masën 10 milionë lek të reja ose 100 milionë të vjetra.

Gjithashtu janë gjobitur 10 shtetas në masën 10 mijë lekëve të reja që u gjetën në lokal.

Përgjatë ditëve të fundit një sërë biznesesh janë ndëshkuar nga autoritetet pasi nuk kanë zbatuar urdhërat dhe udhëzimet ndërsa rasti në fjalë përbë një nga penalitetet më drastike për shkelje të ngjashme.

Shtuar më 08/04/2020, ora 19:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori