E rëndë në Përrenjas, 14 vjeçari mbytet në rezervuar
Një fëmijë është mbytur në një rezervuar mesditën e sotme në Prrenjas .

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katjel të Përrenjasit ku 14-vjeçari, E.D ka rënë në një rezervuar me ujë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe shokët e tij të cilët kanë tentuar që të nxjerrin, por nuk kanë mundur. Rezervuari ku u mbyt 13-vjeçari është pranë ish-minierës së kromit në Katjel.

Informacion paraprak:

Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalishtë ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 23/05/2020, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori