Aksidenti i rëndë te TEG-u, humb jetën 17 vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të rrethrrotullimit pranë qendrës tregtare TEG.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, por mësohet se nga aksidenti kanë mbetur 3 persona të lënduar ndërsa një 17-vjecar ka ndërruar jetë.

3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2019, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori