Një
aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të rrethrrotullimit pranë qendrës tregtare TEG.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, por mësohet se nga aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar.
Këta të fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë ende nuk janë dhënë informacione zyrtare nga policia.
Shtuar më 10/11/2019,
ora 23:18