Dy infermiere fitojnë luftën me Covid-19, sa ka shkuar numri i të shëruarve
Dy infermiere janë shëruar ditën e sotme nga Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një shënimi në facebook njofton se ditën e sotme edhe dy infermierë në Tiranë kanë fituar betejën me virusin COVID-19.

Kështu numri i bluzave të bardha që kanë mundur koronavirusin ka shkuar në 30, bën me dije ministrja, ndërsa në total pacientë dhe bluza të bardha numri ka shkuar në 182.

Postimi i Ministres Manastirliu

Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me #COVID19 është një lajm i mirë për të gjithë!

Edhe 2 infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP

Shkon në 30 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19

Deri tani janë 182 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19

#FORCA

Shtuar më 10/04/2020, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori