Zjarr në një sipërfaqe të pyllëzuar në Vlorë

Foto ilustruese

Flakët e zjarrit kanë pushtuar këtë mbrëmje  një sipërfaqe të pyllëzuar në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Siç njofton policia zjarri ka rënë rreth orës 18:20 në afërsi të sh-stacionit të mallrave.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

/albeu.com/