Durrsakët i përvishen keq Ramës, kryeministri detyrohet të largohet (VIDEO)
Ditën e sotme kryeministri Rama vizitoi qytetin bregdetar të Durrësit.

Ky takim zhvillohet për të inspektuar nga afër punimet që po kryhen për rikonstruktimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti.

Tashmë nuk është e pazakontë të shohim kryeministrin Edi Rama të konfliktohet dhe debatojë në sy me banorët.

Gjatë takimit, banorët kërkuan që tullat dhe disa pjesë të strukturës të vendoseshin të reja dhe jo të suvatoheshin sipër ndërsa kishte edhe nga ato që deklaruan se pallatit po I rregullohen vetëm fasadat dhe shkallët e jo apartamentet.

“Mos na hidh hi syve o kryeministër! . Kush na jep garanci që të futemi brenda?”

Pjesë nga biseda:

Banorja: Jemi banorë të pallatit këtu…

Edi Rama: Po tani po punohet…

Banorja: Brenda jo…

Edi Rama: Po unë isha brenda, po punohet aty…

Banorja: Brenda shtëpisë time ishe?

Edi Rama: Nuk e di kush është shtëpia jote…

Banorja: Në katin e dytë është shtëpia ime….

Edi Rama: Po do ti vij radha se kanë filluar nga lart poshtë…

Banori: Po aty është mbushur bodrumi plot me ujë. Në katin e 11 janë tonelata hekura palestre. Mos na hidh hi syve o kryeministër. Kush na jep garanci që të futemi brenda? Po firmosi ndonjë do futem bashkë me tre fëmijët brenda.

Edi Rama: Nuk e di palestrën dhe nuk shkova në bodrum, por po u them se bëhet nga lartë poshtë riparimi. As ti as unë nuk jemi ustallarë. Lejet janë dhënë dhe kontrollohen sipas standarteve. Unë po them që e pashë vetë. Nuk bëhet kjo brenda ditës. Ata nuk e dinin që do vija unë fare.

Banorja: Unë kam akt konstatimin që thotë se është i pabanueshëm por i riparueshëm. Ata e mbushin me shkumë deti dhe me suva. Ajo do hedhur në tokë e do bërë nga e para.

Edi Rama: Po e kanë parë inxhinierët. Ti i njeh inxhinierët? Nga i dallon ti nga njerëzit e tjerë? Aaaa mirëë… (ikën) /albeu.com/



Shtuar më 21/02/2020, ora 21:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori