Dosja "e nxehtë" në duart e SPAK: Sekuestrimi i 5 milionëve eurove dhe 63 të akuzuarit si grup kriminal
Një dosje jo pak e "nxehtë" po sicc është ajo 339, tashmë është në duart e SPAK.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 17 janar të këtij viti paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 në ngarkim të pandehurve Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka e të tjerë.

Pjesë e dosjes janë edhe Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti, të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”,në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ndaj tyre rëndon edhe akuza e “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithësej 63 të pandehur.

Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) metra katror, e cila ka qenë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.

Në njoftimin për shtyp, SPAK bën të ditur se hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë, pasi mendohet të ketë të tjera krime që lidhen me këtë grup kriminal.



Shtuar më 03/02/2020, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori